Fjal te Urta 6

DITURIA


Sytë dhe veshët e njeriut janë dëshmitarë të këqij, nëse mendja nuk është e arsimuar.
Herakliti


Rezultati më i rendësishëm i çdo arsimimi është njohja e vetëvetes.
E. Fisheri


Arsimimi nuk është vetëm përgatitje për jetën. Ai është vetë jeta.
Deveji


Arsimimi është bimë e tmerrshme që nuk qet gjethe dhe nuk lulëzon, në qoftë se nuk e ujisim me lot e gjak.
Grafi


Hapja e një shkolle, mbyllja e një burgu.
Hygo


Ku s'ka bukë s'ka arsim, por nëse s'ka arsim s'ka as bukë.
Hebreje


Mos iu frikëso të arsimuarit, as të paarsimuarit, por vetëm të gjysmarsimuarit.
Kurani


Atë që dimë është një pikë uji, atë që nuk e dimë është një det.
Njutoni


Vetëm këtë di, se asgjë nuk di.
Sokrati


Më i dituri është ai që nuk mendon fare se mund të jetë ai.
Boalo


E dimë ç'jemi, por nuk dimë ç'mund të bëhemi.
Sbekspiri


Ai që nuk di flet; ai që di heshtë.
Lao Ce



Dituria e bën njeriun të lirë, por jo edhe të lumtur.
Reinarku


Dituria mund të fitohet duke shfletuar libra e libra, por nëse nuk përdoren drejt, mund të mbeten pemë pa frute.
Lihtenbergu


Dituria arrihet duke vuajtur dhe bëhet ligj i jetës e mjet i shpëtimit.
Eskili


Asnjë dijetar s'ka dëshiruar kurrë të jetë më i ri se ç'është.
Suifti


Dëgjimi është fillimi i çdo urtësie
Hegeli
Ai që di më së shumti, beson më së paku
Italiane


Të dinë se e di atë që e dinë dhe se nuk e dine atë që nuk e dinë, ja ku qëndron dituria.
Lao Ce


Askush nuk e dëshmon më mirë mosdijen e vet se ai që nis të flasë para se të përfundojë fjalën tjetri.
Briani


Nuk është me rendësi që njeriu të dijë shumë gjëra, por të dijë t'i shfrytëzojë të dobishmet.
Tenisoni


Vetëm i padishmi është armik i dijes.
Avercki


Kurrkush nuk di gjithçka, por është turp dhe e dëmshme të shtiret se di atë që nuk e di.
Tolstoi


Dituria është pasuri që fitohet me përvojë dhe synon vazhdimisht kah e përgjithshmja.
Gëte


Mos u angazho të dish çdo gjë, që të mos mbetesh gjysmak.
Demokriti


Dituria është helm që në doza të mëdha shëron, kurse në të vogla mbyt.
Menjuhini


Dituria nuk është asgjë tjetër veç një shkencë për fatin.
Ciceroni


I padituri është ai që nuk di sot ç'nuk kemi ditur dje.
Nestroji


Nuk jam budalla t'i di të gjitha.
Didro


Të dish shumë do të thotë të plakesh para kohe.
Ruse


Nuk është e lejuar të dihet gjithçka.
Latine


Duhet të mësosh shumë që të dish pak.
Monteskie


Dinakëria është çështje e instinktit, që e ka edhe dhelpra, kurse mençuria është cilësia më e lartë e njeriut.
Qosja


I mençuri është i liruar prej te.gjitha afekteve, mbasi nuk bije në hijen dhe fuqinë e tyre.
Aristoteli


Më mençuri është të lakohesh, sesa të thyhesh.
Fmnceze


Dinakëria është armë e malokut, kurse mençuria armë e njeriut të kulturuar.
Herakliti



Ai që është i mençur dhe i ditur flet vetëm atëherë, kur gjithë ata që janë rreth tij heshtin.
Saadi
Çdokush ka mendime të marra, por i mençuri hesht.
Bushi


Vetëm i mençuri është i lirë.
Ciceroni


I mençuri rrallë është dinak.
Ebner-Eshenbahu


Të dish shumë gjëra nuk do të thotë të jesh i mençur.
Herakliti


Askush nuk mund të bëhet i mençur me stomak të zbrazët.
T.S.Elioti


Mësimi është ndiçim.
Japoneze


Kush i përkushtohet mësimit, bëhet nga dita në ditë më i madh.
Lao Ce


Më mirë të mësosh diçka të panevojshme, se asgjë.
Seneka


Mos mendo se je i mirë, në qoftë se je më i miri ndër më budallenjtë.
Latine


Mësimi është hapi i parë, jeta është hapi i dytë.
Shileri


Mëso gjërat e mira, të këqijat mësohen vetëvetiu.
Ruse


Kush dëshiron të mësojë diçka gjen mënyrën; kush nuk dëshiron të mësojë, gjen arsyen.
Pikaso

Ata që dëshirojnë të mësojnë diçka, asnjëherë nuk janë pa punë.
Mirabo


Mos mëso për shkollë, por për jetë.
Seneka


Mundohu të njohësh gjithçka, e për asgjë të të mos njohin të tjerët.
Fareli


Ai që të ka mësuar një ditë,mbetet përgjithmonë babai yt.
Kineze