Fjal te Urta 8

ARTI


Arti ështe pasqyrë e jetës.
Tolstoi

Kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta.
Niçe

Arti është mënyra e njohjes së artistit me njerëzit.
Çemisbevski

Njeriu i përcjell njeriut mendimet me fjalë, kurs me art njerëzit u tregojnë njeri-tjetrit përjetimet e veta.
Plehanovi


Arti është krijuar që të përjetohet e jo të kuptohet. Andaj, çdo herë artet, kur dëshirojnë të jenë të kuptueshëm, çdoherë thonë budallallëqe.
Drajzeri


Në art, para së gjithash, duhet ta shikosh dhe ta lcup-tosh të bukurën.
Stanisllavski


Arti nuk mësohet, se në art nuk ka mësues.
Tarkovski


Arti i bukur ështe art i gjeniut. Gjenialiteti është talent që i jep artit rregulia.
Kant


Kryeveprat shkruhen duke mohuar gëzimet e jetes dhe veten.
Mani


Ka shumë raste kur krijimtaria artistike është mësuesja e vërtetë e popujve.
Hegeli


Arti që nuk i sherben popullit ështe vetëm argëtim i njerzve të papune.
Majakovski


Të flasësh dhe të shkruash të vërtetën ështe arti më i rëndë nga të gjitha artet.
Gorki


Arti ka për detyrë të njohë e të shpjegoje jetën.
Mani


Artin duhet dashur në vete, e kurrsesi vetem në art.
Stanisllavski


Artisti i vërtetë duhet të jetë i lidhur ngushtësisht me natyrën, me jetën, sidomos me popullin.
Shumani


Artisti së pari lind veten e pastaj të pranishmit.
Olivie


Artisti i madh është gjithmonë një i plagosur i madh.
Valesi


Fantazia e artistit është realitet më i bukur se realiteti i rëndomtë.
Ashi


Kur artisti zbulon realitetin e ri ai s'e bën këtë për vete, ai e ben ketë për të tjerët, për të gjithë ata që duan të dine në çfarë bote jetojnë, nga vijnë dhe ku shkojnë. Ai prodhon për bashkësinë.
Fisheri


Të shpjere dritë në thellësinë e zemrës së njeriut, ja detyra e artistit.
Shumani


Artisti duhet të jetë i vetmuar dhe i zgjuar të vësh-trojë atë që sheh, duhet të flasë me vete duke zgjedhur më të mirën.
Da Vinçi


Budallai i veshur mirë ndrit, por vetëm pa e hapur gojen.
Indiane


Njeriu më budalla, megjithatë, është më i mençur e me tërheqës se majmuni më i mençur.
Pisarevi


Më mirë e njeh budallai shtëpinë e vet, se i mençuri shtëpinë e huaj.
Spanjolle


Kush nuk e vlerëson veten nuk është i lumtur, e kush e vlerëson është budalla.
Mopasani


Në qoftë se çon nëntë budallenj për të belerë diçka, ti je i dhjeti.
Tuholski


Njeriu i mençur i mëson dhjetë gjëra dhe beson njërën; budallai mëson një gjë dhe beson se di dhjetë.
Novalisi


Te puthësh në errësirë, të flesh në diell,të hash në qetësi,ja tri budallallëqe.
Ojeti


Kush nuk do gruan, verën dhe poezinë mbetet tërë jetën budalla.
Luteri


Budallai është budalla, kur dëshiron të bëhet më i mençur.
Hiçkoku


Gazetaria eshtë profesion tepër interesant, por duhet të braktiset me kohë.
Çerçili


Gazetari është i vetmi shkrimtar, i cili kur merr lapsin nuk shpreson pavdekshmërinë.
Ojeti


Gazetaria është krijimtari në duar të shpejta.
Arnoldi


Gazetari i dobët nuk është filozof.
Tuholski


Publiku i keq dëshiron gazeta të këqija.
Ibseni


Lexuesit hyjnë në gazeta si në banjo të nxehta.
Makluani


As teologët që predikojnë në kishë, as oratorët në parlament, as profesorët në shkollë nuk kanë aq ndikim sa ka shtypi.
Vyn Tuholski


Nuk kam asgjë për doganë, përveç gjenialitetit.
Uajldi


Të gjithë të mëdhenjtë janë modestë.
Lessingu
Njerëzit gjeni i kanë biografitë më të shkurtëra. Familjet e tyre nuk mund të thonë asgjë për ta.
Tuvimi


Gjeni është ai që zgjidh probleme, të cilat nuk kemi ditur se ekzistojnë.
Grasi


Posa dyshoj në gjenialitetin tim bëj ndonjë marrëzi, të cilën bota e quan gjenialitet.
Dali


Talenti punon e gjeniu krijon.
Shumani


Kryelartësia e të vegjëlve shprehet në të folurit e pareshtur për vetveten, kurse madhështia e të mëdhenjve në faktin se ata kurrë nuk flasin për vete.
Volteri


Mundet miu edhe të jetë gjeni, por po të jetë në kurthë, mbaroi puna e tij.
Kërlezha


Gjeniu i ngjan çdokujt, e atij askush.
Balzaku


Kokat më të fuqishme të botës shpesh janë ato nga të cilat bota e zëshme dëgjon më së paku.
Uordsvorti


Më mirë të kesh një historian se dhjetë gjeneralë. Me gjeneralët mund të mos humbasësh luftën, por me historianë i fiton të gjitha betejat.
Kallamata


Çka do të shkruajë historia? Historia, zotëri, do të gënjejë si zakonisht.
Shoi


Historia e botës është vetëm biografia e njerëzve të mëdhenj.
Raseli


Historia e një morri dhe historia e Aleksandrit të Madh mund të jenë njësoj interesante për literaturë.
Floberi


Talenti i historianëve ka të bëjë me atë që të krijojnë një tërësi të vërtetë nga dromcat pjesërisht të vërteta.
Renani


Historinë mund ta krijojë çdokush, por ta shkruajë vetëm njeriu i madh.
Uajldi


Kritiku duhet të thotë vetëm të vërtetën. Mirëpo, më parë, këtë të vërtetë duhet ta njohë mirë.
Renardi


Ku e heton se kritika nuk shkruan budallallëqe për ty, mos shkruaj më. Do të thotë, ke filluar të biesh dhe të përsëritesh, e kjo është fillimi i mbarimit.
Ibseni


Ne jemi të gatshëm të bëjmë vetëkritikë, por me kusht që askush të pajtohet me ne lidhur me këtë.
Ebner-Eshenbahu


Letërsia është republikë ku çdokush do që të jetë mbret.
Kestneri


Letërsia nuk e ka pasuruar botën vetëm duke i dhënë libra, por duke zhvilluar një tip të ri të njeriut-shkrim-tarin.
Borhesi


Frymëzimin nuk e kemi çdoherë para duarve. Pse të shkruajmë pra edhe kur nuk e kemi fare.
Gribojedovi


Tregomëni trimin, unë do ta shkruaj tragjedinë.
O'Henri


Punoni, kryeni, publikoni.
Faradeji


Drama jeton vetëm në skenë. Pa skenë ajo është si shpirti pa trup.
Gogoli


Ka nja njëzet a tridhjetë kryevepra letrare, të cilat njeriu s'duhet të vdesë para se t'i këndojë.
Noli


Leximi e ushqen mendjen.
Seneka


Njeriu s'bëhet i mirë dhe i mësuar nëse lexon shumën, por nëse lexon shumë e shpesh gjera të mira.
Lorka


Leximi për mendjen është si gjimnastika për trupin.
Stali


Lexoni! Mos lejoni që t'u kalojë as një ditë e jetës suaj pa lexuar, të paktën një faqe nga libri i ri.
Paustovski


I kam frikën njeriut që ka lexuar një libër.
Latine


Si s'lexojnë libra, njerëzit s'mendojnë.
Didro


Ai që mban shënime gjatë leximit, ka lexuar dy herë.
Latine


Mos fol për atë që ke lexuar, por për atë që ke kuptuar.
Azerbejxhane


Të lexosh e te mos kuptosh, kjo është si të shkosh në gjueti e të mos gjuash asgjë.
Goldoni


Libri që nuk meriton të lexohet dy herë, nuk vlen të lexohet as edhe një herë.
Bushi


Unë jam pjesë e çdo gjëje që kam ndeshur në jetë, së këndejmi jam edhe pjesë e asaj që kam lexuar.
Tenisoni


Leximi i librave të mirë është një lloj bisedimi me njerëzit më të mirë të kohërave të kalura (autorëve të librave), një lloj bisedimi me ç'rast na komunikojnë mendimet e tyre më të mira.
Dekarti


Të lexojmë, të ecim një hap me njerëzimin, me mendjet e tij më të ndritura, ku hyjnë edhe shkrimtarët më të mirë, me përparimtarë, të kaluar e bashkëkohës.
Elyari


Ndonjëherë lexuesit ndahen nga librat tërësisht të transformuar.
Hygo


Njerëzit e rëndomtë dinë pak se sa kohë dhe ç'përpjekje i duhen njeriut për të mësuar leximin. Kam tetëdhjetë vjet që lexoj dhe ende nuk e mësova.
Gëte


Kur lexoj librin interesant mund të harroj çdo gjë rreth e rrotull dhe të zhytem në lumturi.
Momsoni


Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.
S.Fmshëri


Libri është mikeshë e zemrës.
Lavica


Shpesh mund të konstatosh se libri është shok më i mirë se njeriu.
Setembrini


Libri është pykë që duhet të thyejë akullin e detit në ne.
Kafka


Ka libra prej të cilave mësojmë gjithçka, por në fund nuk kuptojmë asgjë.
Gëte


Mjaft vlerë ka ari, por vlera e librit ia kalon arit.
Kineze
Asnjëherë nuk e ve emrin tim në librat që blej, para se t'i lexoj ato, sepse vetëm atëhere mund të them se janë të miat.
Dosi


Sikur të botoheshin vetëm librat e dobishëm, të tillë do të kishte së paku njëqind herë më pak.
Volteri


Çdo libër ka fatin e vet.
Latine


Librat janë si miqtë: duhet të jenë të mirë, por pak.
Strindbergu


Dhoma pa libra është e ngjashme me trupin pa shpirt.
Ciceroni


Botën e zbulova përmes librave.
Sartri


Libri është i mirë në rast se autori thotë vetëm atë që duhet dhe ashtu si duhet.
Aristoteli


Libri në përgjithësi është rrugë nga e keqja kah e mira, nga padrejtësia kah e drejta, nga pavërteta kah e vërteta, nga nata kah dita.
Hygo


Libri i mirë është pikërisht një lloj bisede me një të mençur. Lexuesi mëson nga ai shumë gjëra të dishme, aftësohet për të njohur realitetin dhe për të kuptuar jetën.
Tolstoi



Me libër bëhesh më i mirë.
Gonçarovi


Të mos kesh libra është shkalla më e lartë e mjerimit. Mos e sjell veten në këtë pozitë.
Raskini


Libri me porosi e shpëton njeriun nga padituria, kurse libri i bukur e shpëton njeriun nga vrazhdësia dhe banaliteti.
Çernishevski


Disa libra janë harruar pa e merituar këtë, asnjë libër nuk është mbajtur në mend pa meritë.
Audeni


Sa më tepër që njihemi me libra, aq më i vogël bëhet rrethi i njerëzve me të cilët dëshirojmë të rrimë.
Fojerbahu


I kam inat librat! Na mësojnë të flasim për gjërat që s'i kemi ditur.
Ruso


Në jetë pata vetëm një mik të vërtetë dhe të sinqertë: librin.
Volteri


Çdo gjë të mirë në jetë e mësova nga librat.
Gorki


Libri është më i vlefshëm se përmendorja e stolisur me piktura, reliev apo gravura, meqë ai ngre përmendore në zemrën e atij që e lexon.
Mbishkrim i lashtë egjiptian


Disa libra duhet të shijohen, disa të tjerë të gëlliten, kurse disa vetëm të përtypen dhe të treten.
Bekoni


Eshtë e pamundur të shkruash libër të mirë pa shkruar më parë ca më të dobët.
Shoi


Librat e mi janë ujë, librat e gjenive të mëdhenj janë verë. Të gjithë pinë ujë.
Tueni
Librat janë ushqim i djalërisë, zbavitje e pleqërisë, stoli e përparimit, mburojë dhe prehje në mundime, dritë në shtëpinë e errët, shokë ditën, natën, në ndjenja dhe në udhëtim.
Ciceroni


Dikur janë shkruar libra, ndërsa tani vetëm fragmente librash. Kur u hëngër buka, mbetën vetëm thërmitë.
Dosi


Më shumë dua librat se fronin mbretëror.
Shekspiri
Autori krijon librin, shoqëria e aksepton ose e refuzon atë. Krijuesi i librit është autori, krijuesi i fatit të tij është shoqëria.
Hygo


Librat e mirë janë si ato vasha bujare dhe të zgjuara, të cilat s'ia dhurojnë zemrën secilit.
Fojerbahu.


Libri është gjë e madhe nëse njeriu di ta shfrytëzojë.
Bloku


Nuk ka libër që është aq i keq sa të mos na hynte sadopak në punë.
Pliniu i Ri


Nëse një libër vlen të lexohet, atëher vlen edhe të blihet Raskini


Librat janë pasuri e grumbulluar e botës, trashëgimi dinjitoze e brezave dhe e popujve.
Toro


Nuk ka libra të moralshëm dhe të pamoralshëm. Librat janë shkruar mirë ose të shkruar keq. Kjo është e tëra.
Vilde


Muzika është e vetmja gjuhë universale.
Rogjersi


Muzika është art i zemrës dhe, si e tillë, ajo i drejtohet direkt zemrës.
Hegeli

Muzikën e konsideroj rrënjë të të gjitha arteve.
Klajsti


Gjithmonë e kam ndjekur muzikën dhe nuk e kuptoj sesi dikush mund të mirret për njeri të arsimuar po qe se nuk e njeh muzikën.
Markezi


Në natyrë nuk mund të hasim asgjë më të bukur dhe më të përkryer se muzika. Ajo futet thellë në zemrën e njeriut.
Kogoji


Muzika çdoherë ka qenë ushqim i dashurisë, kurse dashuria ushqim për muzikën.
Moxarti


Muzika është gjuhë botërore që s'duhet përkthyer.
Auerbahu


Atje ku ndërprehet biseda, atje fillon muzika.
Hofinan


Mos u bëj poet nëse s'mund të vdesësh për secilin varg, për secilën fjalë.
A.Shkreli


Poetët fillojnë të jetojnë vetëm atëhere kur vdesin.
Petrarka


Më mirë është poet pa publik, sesa publik pa poet.
Zilahi


Poeti nuk mund t'u sjellë porosi të tjerëve, në qoftë se nuk është vetë më tepër njeri se ata.
Karlajli


Poetët janë shqisat, kurse filozofët intelekti i gjinisë njerëzore.
Viko


Njeriu bëhet poet atëhere, kur është në gjendje ta thotë atë që do dhe që duhet ta thotë.
Stendali


Poezia është gjuha amnore e racës njerëzore.
Helderi


Të merresh me poezi është punë e kotë, po qe se si poet i shmangesh punës.
Pushkini


Poezia ka më tepër karakter rinor, kurse filozofia pleqëror.
Shopenhaueri


Shpirti i një populli pasqyrohet në poezinë e tij më mirë se në çdo formë tjetër të artit.
Boske


Shkenca është forcë.
Bekoni


Çdo përparim i madh në shkencë rrjedh nga imagjinata e re, e guximshme.
Deveji


Jeta i cakton qëllimet shkencës, kurse shkenca ndriçon rrugët e jetës.
Mihalovski


Shkenca ka për detyrë t'i sigurojë njeriut sundimin mbi natyrën.
Bekoni


Shkenca nuk ka dimensione morale, ajo është si thika: nëse i pret kirurgut dhe vrasësit, atëhere secili prej tyre do ta përdorë në mënyrën e vet.
Brauni


Detyrë morale e shkrimtarit nuk është që të flasë siç i pëlqen dikujt, por siç është e vërteta.
Qosja


Sa më të mirë që të jenë shkrimtarët aq më pak flasin për veprat e tyre.
Hemingfuei


Shkrimtari ka vetëm një mësues: lexuesit.
Gogoli


Shkrimtari nuk shkruan më tepër se ç'flet goja e njeriut.
Bokaçio


Shkrimtarët më të mëdhenj shfaqen pikërisht në kohën e krizave më të ashpra shoqërore.
Lunaçarski


Shkrimtarët e mëdhenj vdesin dy herë: një herë si njerëz e së dyti si shkrimtarë të mëdhenj.
Valeti


Në qoftë se lexuesi nuk e njeh shkrimtarin, fajtor për të është shkrimtari, e jo lexuesi.
Ilfi


Çdo qyqarësi, çdo turpërim për shkrimtarin është mëkat. Guximi i tij qëndron në shprehjen. Edhe po qe se për të do të bartë përgjegjësi, ai patjetër duhet të flasë.
Kaneti


Shkrimtarët farkëtohen në padrejtësi, njëlloj siç farkëtohet një shpatë.
Heminguei


Shkrimtari duhet të ketë më pak perspektivë precize dhe të caktuar sesa politikani, ai duhet të jetë më pak "sektar".
Gramsh


Para se të mësoni të shkruani, mësoni të mendoni.
Boalo


Shkrimtari i talentuar mund të shkruajë atë që mendon e të mos e fyejë shtetin.
Borhesi


Shkrimtari patjetër duhet të evitojë gazetarinë për shkak të punës krijuese dhe jetësore.
Heminguei


Nëse përpiqet, shkrimtari mund të edukojë shumë lexues.
Heminguei


Vepra, e jo fjalë.
Latine


Secilën vepër tënde kryeje si të ishte fjala për veprën e fundit jetësore.
Marko


Veprat njerëzore i vlerësojmë sipas asaj se sa na ofrojnë kënaqësi, apo sa na shkaktojnë dhembje.
Fransi


Si do të njohësh vetveten? Duke e shikuar asesi, por duke vepruar. Orvatu të kryesh detyrën, obligimin tënd, dhe menjëherë do të shohësh sa vlen.
Gëte


Që të kryejmë vepra të mëdha duhet të jetojmë si të mos vdisnim kurrë.
Vavennafgu


Besimi dëshmohet me vepër e jo me fjalë.
Dekarti


Shpirti i njeriut ka net të gjata që t'i rrënojë veprat e ditës.
Verneri


Njeriu fotografon vetveten me veprat e veta.
Shileri


Shumica e përpiluesve të vargjeve dhe aforizmave u ngjajnë njerëzve që hanë qershi: njëherë i zgjedhin më të mirat, kurse në fund i hanë të gjitha.
Shamfori


Aforizmi i vërtetë është gjithësia në një pikë ujë.
Keseli


Grumbullimi i anekdotave dhe maksimave për një njeri me famë është pasuria më e madhe, nëse ato të parat di t'i fusë në bisedë në vend të duhur dhe nëse të dytat i kujtohen në momentin e duhur.
Gëte


Aforizmi shkëlqen dhe shquhet me shkurtësi.
Irzkikovski



Aforizëm është mendimi i koncentruar. Në botën e mendimeve është si poezia në letërsi.
Vidmari


Aforizmi nuk duhet të jetë i vërtetë, por duhet t'i japë krahë të vërtetës.
Kmusi


Fjala e ëmbël thërret miq, ajo zbut, pajton armiq.
Shqife


Telegrami është i vetmi rast ku numërohen fjalët në vend të veprave.
Likoku


Po ta lejoni cilindo njeri të flasë së tepërmi, edhe ai do të fitonte besimtarë.
Stivensoni


Nuk ka gjë më të vështirë në botë se mjeshtëria e fjalëve.
Gorki


Kur njeriu flet shumë, thotë edhe diç që nuk është dashur ta thoshte.
Konjuçi


Ata që dinë të flasin, flasin shkurt.
Dostojevski


Sikur të bliheshin fjalët, më pak do të flitnin.
Tomaseo


Sado i mençur të jetë njeriu kur flet shumë, në fund, nuk e ie pa e thënë ndonjë marri.
Dyma


Ka njerëz që flasin, flasin e flasin, derisa arrijnë më në fund edhe të thonë diç.
Gitri


Pusho së foluri mu atëherë kur sheh se ke filluar të nxehesh vetë, ose ai me të cilin bisedon. Fjala e pathënë është flori.
Tolstoi



Fjala e thënë në kohën e duhur është mollë në gotën e argjendtë.
Solomoni


Vlerëso fjalët! Çdonjera prej tyre mund të bëhet e fundit për ty.
Leci


Më mirë është t'u besojmë syve tanë, se fjalëve të huaja.
Tajmuri


Kush flet shumë, ose di shumë, ose gënjen shumë.
Heltaji


Njerëzve duhet t'u flitet me zë të lartë: masa i dëgjon të zëshmit.
Guareski


Kush flet ç'dëshiron, duhet të dëgjojë edhe atë që nuk e dëshiron.
Tajmuri


Mos u besoni fjalëve, as tuajave as të huajave, besoniu vetëm veprave tuaja dhe të huaja.
Tolstoi


Sikur njerëzit të flisnin vetëm çfarë dinë dhe çfarë kuptojnë, ata mbase as që do të flisnin fare.
Molieri
Fjalët u ngjajnë rrezeve të rentgenit: po t'i përdorim si duhet, ato depërtojnë gjithkah.
Haksli


Fjala është grua shtatzënë që lind viganë. Fjala na bashkon me yjet dhe majmunët.
Kerlezha


Nëse fjalën s'e thua dot në shesh se ke drojë, mos e thuaj as pas nesh.
Saadi


Kurrë mos i dëgjoni ata që flasin keq për të tjerët, e mirë për ty.
Tolstoi



Kur njëqind vetë flasin të njëjtën gjë, atëherë, ajo është ose Vox Dei (zëri i zotit),ose marri e madhe.
Irzhikovski


Shikimet e njerëzve u ngjajnë peshqve; ata e hanë njeri-tjetrin. Edhe fjalët shëmbëllejnë me peshqit; fjala e madhe e gëlltit të voglën.
Arapi


Rrallëherë pendohemi pse kemi folur pak, e shpesh pse kemi folur tepër. Kjo është një e vërtetë e vjetër që e dinë të gjithë, veçse askush nuk i përmbahet.
La Bryeri


Secili që flet diç, shpesh e hesht atë më të mirën
Ludvigu


Është lehtë të flasësh kur ke ç'të thuash, mirëpo vështirë është ç'të thuash, kur duhet të flasësh.
Elioti


Përdorimi më i mirë i fjalëve është heshtja e plotë.
Tagora


Të bësh një hap përpara, të thuash një fjalë të re, kjo i frikëson njerëzit më së shumti.
Dostojevski


Në botë nuk ka torturë më të madhe se tortura me fjalë.
Nadsoni


Fol vetëm për atë që e ke të qartë, ndryshe hesht.
Tolstoi


Njerëzit na kuptojnë më mirë kur u flasim pak.
Strindbergu


Fjalët janë thumba për të varur idetë.
Londoni



Gjuha ruhet, atje ku shkruhet.
Shqipe
Gjuha nuk ka eshtra, por i thyen eshtrat.
Bullgare


Të ndiejmë mundemi vetëm në gjuhën amtare, të mendojmë edhe në ndonjë gjuhë tjetër.
Elioti


Ai që zotëron gjuhën e vet vlen më tepër se ai që pushton një qytet.
Një mendimtar i lashtë


Njeriu që nuk i di gjuhët e huaja, nuk di asgjë për gjuhën e vet.
Gëte


Oratoria është art i mashtrimit.
Montenji


Oratoria duhet të ketë parasysh tri gjëra: çka flet, kujt i flet dhe si flet.
Ciceron i


Vetia e oratorit të mirë është të heshtë kur nuk e dëgjojnë me ëndje.
Luteri


Oratori duhet të jetë i mrekullueshëm, në të kundërtën ngjall mërzi dhe tallje.
Seldeni


Derisa të martohet i mençuri, budallasë i bahen fëmijët çobanë.
Sbqipe







Gjuha dhe zemra nuk duhet të kenë kundërthënie.
Azerbejxhane


Mos u marto për të holla, ato mund të huazohen lehtë.
Skoceze


Martoje djalin kur të duash, por vajzën fejoje kur të mundesh.
Kroate


Pema gjykohet nga prodhimi, njeriu nga veprat.
Afrikane


Çdo njeri i lumtur është i bukur.
Irlandeze


Lumi i thellë rrjedh qetë qetë, njeriu i mençur flet ngadalë.
Kineze


Për një fjalë goje njeriu del i mençur dhe për një fjalë i marrë.
Amerikane


Derisa njeriu ka kokën mbi shpatulla, për të nuk është e humbur asgjë.
Vietnameze


Njerëzit vlerësohen sipas suksesit të tyre, e jo sipas meritave.
Persiane


Të quhesh njeri është e lehtë, të jesh njeri është e vështirë.
Afnkane


Bashkë në qoftë se jetojnë gjatë, shtazët duhen mes veti, kurse njerëzit urrehen.
Kineze


Mali nuk ka nevojë për mal, por njeriu ka nevojë për njeri.
Baske


Njeriu i gëzuar është si dielli, shndrit atje ku depërton.
Turke

Kush nuk është i mençur zemrën e ka në gjuhë, e kush është i mençur gjuhën e ka në zemër.
Jordaneze


Po qe se dajaku do të bënte dikë të mençur, atëherë më të mençurit do të ishin buajt.
Madagaskarese


Gënjeshtra ka shtatë variante të ndryshme, ndërsa e vërteta vetëm një.
Afrikane
Kush ankohet shumë për dele, ndodh që humb lopën.
Holandeze


Kur të jesh në zor edhe thiu të bëhet dajë.
Shqipe


As mos e merr kafshatën e madhe, as mos fol ndonjë fjalë të madhe.
Greke


Ujku e mbron delen nga dhelpra për ta ngrënë vetë.
Bullgare


Nderi dhe autoriteti as nuk blihen, as nuk huazohen.
Gjermane


Kush premton shumë, nuk bën asgjë.
Hungareze


I shëndoshi ka njëmijë dëshira, i sëmuri vetëm një: të jetë i shëndoshë.
Sllovene


Kush blen ç'nuk i duhet, në fund shet edhe ç'i duhet.
Rome


Kush thotë se ka mjaft kohë, vonohet.
Holandeze



Të lavdëruarit e vetvetes është fillimi i turpit.
Japoneze


Buka e të varfërit është më e ëmbël se e të pasurit. Atë e ëmbëlson uria.
Indiane


Siguria më e mirë për t'u mbrojtur nga të këqijat është kujdesi dhe maturia.
Malajzeze


Mençuria nuk banon vetëm në një shtëpi.
Afrikane


Puno si skllav, por ushqehu si lord.
Shqipe

Ndonjëherë edhe djalli e thotë të vërtetën.
Spanjolle


Kush s'ka fëmijë, s'ka dritë në sytë e tij.
Persiane


Në shtëpinë e të varurit mos e përmend litarin
Zviceriane


Më mirë pa një sy, se sa pa dy sy.
Gjermane


Miqtë e vërtetë janë të rrallë.
Latine


Fatin nuk e njeh me kokë, por me zemër
Norvegjeze


Ushqeje qenin se nuk të leh.
Bullgare


Për miun maca është luan.
Shqipe

Dora që jep është gjithnjë mbi dorën që merr.
Spanjolle


Ai që vdes për atdhe, ka jetuar mjaft.
Spanjolle


Kush do që të ngrohet në pleqëri, le të ndërtojë vetë një stufë në rini.
Gjermane


Janë tri lloje fatkeqësish: në fëmijëri të humbësh babanë, në burrëri gruan dhe në pleqëri të jetosh pa djalë.
Kineze


Kush nuk e ka provuar atë që është e hidhur nuk di çka është e ëmbël.
Rumune


Kush vjedh një ve, vjedh edhe delen.
Greke


Kryelartësia është kushërirë e paditurisë.
Kineze


I marrë është ai që nuk di të fshehë mençurinë.
Indiane


Kush përkulet para njerit, i tregon shpinën tjetrit.
Turke


Mos u frikëso në qoftë se mëson dhe punon ngadalë, por frikësoju në qoftë se rri kot.
Kineze


Më turp është të mos përpiqesh të dalësh nga balta, se sa që je futur në të.
Italiane


Kush vrapon pas shumë lepujve, nuk zë asnjë.
Greke



Mysafirëve dhe peshqve pas tri netëve fillon t'u vijë erë e keqe.
Angleze


Njëqind miq janë pak, një armik është tepër.
Islandeze


Në qoftë se dish shumë, më shumë fat do të kesh.
Burmane

Kur do njeriu të rrahë një qen, gurë gjen gjithnjë.
Belge

Mos i flak këpucët e vjetra, para se t'i blesh të rejat.
Flamane

Peshqit e vjetër, para se ta përpijnë ushqimin, mirë e mirë e përtypin
Suedeze

Dituria e paktë është më e rrezikshme se padituria.
Boliviane

Të fuqishmit i mund turpi, kurse të dobëtit frika.
Madagaskarase

Më mirë një shishe verë gjatë jetës, se tri shishe pas vdekjes.
Koreane

Proverbat janë stoli e bisedës.
Persiane

Me shokë të mirë edhe në kohë të vështira kalohet mirë.
Arabe

Të jesh shok me të gjithë, ose të mos kesh asnjë shok, e njëjtë është.
Spanjolle

Kur s'je mirë qaj, mirëpo lotët të të mos bien në tokë se mund të ndoten.
Algjeriane

Më mirë me të mençurin të qash, se sa me budallain të këndosh.
Sllovene

Gënjeshtra mund të shkaktojë dhembje njëqind herë më të madhe se shigjeta.
Mozambikane